Facebook

Arbitri ,Messit : E bëjmë një foto

Arbitri anësor Nicolas Yegros nga Paraguaji, ka realizuar ëndrrën e tij mbrëmjen e djeshme, gjatë ndeshjes Kili-Argjentina. Ai ka ndaluar yllin argjentinas, Lionel Mesi në pushim të ndeshjes, për të bërë një foto me të. Për arbitrin 45-vjeçar, kjo ishte ndeshja e fundit ndërkombëtare dhe për këtë, ai e ka shfrytëzuar në maksimum atë. Ndeshja u fitua nga Argjentina 2-1, ndërsa Mesi shënoi një gol.