
Anglia, për të cilën luan edhe djali i Paulit, Thomas, ka eliminuar Serbinë në ‘play-off’ me rezultat të përgjithshëm prej 2-0, duke fituar edhe në ndeshjen kthyese në Krushevac me 1-0.
Pas përfundimit të ndeshjes së kthimit, lojtarët dhe anëtarët e stafit profesional të ekipit anglez janë sulmuar nga kolegët e tyre, por edhe prej disa tifozëve, gjatë hyrjes në tunel.
“Nëse do të më pyesnin mua, Serbia do ta hiqja nga kualifikimet e pesë turneve të ardhshme. Është turp të shohim skena të tilla. Kur djali juaj është atje, kjo është shqetësuese. Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe UEFA-s, Michel Platini duhet të shikojnë këtë. Gjëra të tilla ne nuk duam të shohim në futboll, ajo na kthen prapa në kohërat e errëta”, tha Ince për ESPN.
Stuart Pearce, përzgjedhësi i Anglisë, i ka bërë thirrje Federatës Evropiane të Futbollit të hetohet Serbia “për shkak të fyerjeve në baza racore që janë bërë në drejtim të Danny Roset”.